Përbërësit
500gr gjalpë
700gr miell
2 të kuqën e vesë
2 lugë kos
Shërbeti:
750 gr sheqer
2 gota ujë
Udhëzimet
Gjalpit të shkrirë dhe të kulluar i shtohen mielli, e kuqja e vesë dhe kosi. Nga ky brum formohen kuleqët , të cilët shtypen dhe rreshtohen në tepsi të lyer me yndyrë.Tepsia futet në furrë të nxehtë dhe duhet të pjeken për 30-40 min. në temperaturë prej 200C.
Shërbeti
Niveli i ujit duhet të jetë afër 1 cm mbi sasinë prej 750 gr sheqer dhe duhet të vloj për 15 min.
Sheqerparet e nxehta përvlohen me shërbet të vakët.
![]() |
| SHEQERPARE |

No comments:
Post a Comment